Aplikacion
Gjykata e Shkodrës ka vendosur të shtyjë për më 7 nëntor seancën, pasi avokati mbrojtës Isuf Shehu, deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendësprokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri i Drejtësisë rus dhe kjo bie ndesh me të Konventën Ndërkombëtare.
Avokati tha se Kokunov ka vetëm një vepër penale për të cilën dyshohet si kreu i një grupi kriminal, dispozitë që sipas avokatit nuk parashikohet në ligjin shqiptar. Avokati deklaroi se është kërkuar azil në Shqipëri për Kokunov, për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut.
Deri më 7 nëntor pritet të sqarohet nëse shkresa për ekstradim është firmosur apo jo nga Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë apo nga ministrisë i Drejtësisë. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për shkak të informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij.
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza