zoom

Bota

Dështon atentati për të vrarë pronarin e kompanisë më të madhe gjermane të armëve. Plan i rusëve

Shërbimet inteligjente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë u njoftua se kanë arritur të zbulojnë dhe të pengojnë realizimin e një plani të sofistikuar rus, për të vrarë Armin Papperger, CEO-n e kompanisë më të madhe gjermane të prodhimit të armëve, Rheinmetall.

CNN raporton ekskluzivisht se komploti për të vrarë Papperger ishte pjesë e një fushate të orkestruar nga Moska, për të shënjestruar drejtuesit e kompanive kryesore të indusitrisë së prodhimit të armëve në Europë, të cilët po ndihmonin Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Objektivi ishte pengimi i furnizimit të rregullt të Kievit me armatime, për të pamundësuar mbrojtjen ndaj agresionit rus.

Zyrtarë të NATO-s kanë deklaruar disa herë se Rusia ka ndërmarrë një “luftë në hije” kundër Europës, jo vetëm me plane për vrasje, por edhe sabotazhi, zjarrvënieje dhe akte vandalizmi, me synim pengimin e dërgesave të armatimeve në Ukrainë. /ZOOM.AL/