Aplikacion
Në dëshminë e tij para policisë, ai ka deklaruar se nuk e di arsyen pse është vrarë 33-vjeçari, duke kërkuar nga autoritetet të zbardhin ngjarjen sa më shpejt dhe të arrestojnë autorët.
“Nuk na ka shpreh asnjë shqetësim, ka punuar në Ulqin në ndërtim. I ati tha kam komuniku në 8:30 dhe më më pas jo. Nuk kemi dëgjuar krisma, po këtu njerëzit i kanë dëgjuar. Nuk kemi probleme me askënd. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shikonim kufomën.
Nuk kemi pas probleme, e kishim rujt fëmijën po të kishim probleme. Janë dy djem dhe një vajzë. Është rrit me kushte të këqija. Nuk ka qenë i martuar, vëllai tjetër në Belgjikë, e lajmërova për me ardh, nëse vjen”, ka deklaruar xhaxhai i Ramazan Matës.
Edhe babai i tij më herët u shpreh se djali i tij nuk kishte konflikte me askënd.