zoom

Bota

Dëshmi tronditëse: Gratë përdhunohen në grup dhe më pas qëllohen nga ushtarët e Hamasit

Disa dëshmi tronditëse tregojnë atë që ndodh në Gaza, gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Një nga të mbijetuarat e sulmit në festivalin e muzikës Supernova rrëfeu sesi gratë u morën peng nga ushtarët e Hamasit, u përdhunuan dhe më pas u qëlluan për vdekje.

Dëshmia e saj është bërë publike për mediat nga policia. Në videomesazh, e mbijetuara e identifikuar si “S” rrëfen atë që ka parë.

“Një grup grash që çoheshin në një vend të caktuar nga burra të armatosur, të veshur me uniforma ushtarake. E kuptova që i përdhunuan,” tha ajo, duke përshkruar gjithashtu se si pa një grua tjetër të përdhunuar dhe gjymtuar nga disa burra të armatosur, dhe një që e qëlloi në kokë gjatë aktit.

Duke marrë shkas nga këto dëshmi, policia izraelite ka nisur hetimet.

Që nga sulmi i Hamasit, policia ka mbledhur prova në lidhje me pretendimet për dhunë seksuale nga dëshmitarët, pamjet e vëzhgimit dhe marrjen në pyetje të palestinezëve të arrestuar.

“Ne nuk kemi viktima të gjalla që të thonë ‘ne jemi përdhunuar’, por kemi dëshmitarë të shumtë për disa raste”, tha David Katz, kreu i njësisë së hetimit penal Lahav 443.