zoom

Aktualitet

Dërgoi Vinçens Pirolin të plagosur në spital, arrestohet kushëriri Marjan Marku

Policia e Shkodrës ka njoftuar ditën e sotme se është arrestuar kushëriri i Vinçens Pirolit, i cili e ka transportuar këtë në fundit në spital pas plagosjes.

Marjan Marku akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

34-vjeçari Vinçes Piroli u plagos para disa ditësh në rrethana të paqarta. Nuk dihet saktësisht vendi ku ai u qëllua me armë. Dyshohet në Shkodër ose në Lezhë. Kjo për shkak se 34-vjeçari Piroli u dërgua në Spitalin e Lezhës nga një person i paidentifikuar dhe më pas u transferua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia u njoftua për këtë ngjarje nga spitali pas paraqitjes së 34-vjeçarit për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftim i policisë:

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç, i cili është transportuar nga vendi i ngjarjes në spitalin e Lezhës, me automjet, nga shtetasi M. M., specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë ndalimin për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të shtetasve:

M. M., 29 vjeç dhe V. P., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Shtetasi M. M., më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, ka transportuar nga lagjja Bahçallëk, Shkodër, në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasin V. P., dhe më pas është larguar, pa njoftuar Policinë.

Shtetasi V. P., i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka penguar organet e Policisë për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat.

Postime të lidhura