zoom

Slider

Derbi i parë i kryeqytetit dhuron spektakël dhe plot emocione, por nuk ka fitues

Derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon nuk ka fitues. Dinamo dhe Partizani janë ndarë në barazim 1-1, duke ndarë nga një pikë. Më e fituar skuadra blu, pasi me 10 vetë ia doli të përballojë të kuqtë.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 15-të. Kapiteni Ibraimi kalon në avantazh blutë. Pas një asisti të Çinedut, mesfushori nuk fal përballë portierit Alban Hoxha.

Ndeshja ndizet edhe më shumë, me të dyja skuadrat që krijojnë rastet e tyre. Fundi i pjesës së parë sjell një episod. Sofranak del me karton të kuq. U desh ndërhyrja e VAR që të kuptohej më mirë ndërhyrja me takë e mbrojtësit të Dinamos. Blutë mbesin me 10 lojtarë.

Në pjesën e dytë ka vetëm një skenar, me të kuqtë që sulmojnë pareshtur për të shënuar, por portieri Harizaj i Dinamos ishte në ditë të mirë. Për të ardhur në minutën e 74-t, Tedi Cara pengohet në zonë dhe penallti. Dy minuta më pas Zhunior tregohet i saktë dhe vendos ekuilibrat. Pavarësisht përpjekjve të Partizanit, nuk ka më gola.