Aplikacion
“Rusia është këtu përgjithmonë. S’ka asnjë dyshim për këtë. S’do të ketë kthim në të kaluarën” tha Andrey Turchak sipas një deklarate nga partia e tij qeverisëse ‘Rusia e Bashkuar’.
Kherson u bë qyteti i parë ukrainas që ra në duart e forcave ruse dy muaj më parë dhe javën e kaluar autoritetet njoftuan se rubla ruse do të futej së shpejti ndërsa përpiqeshin të normalizonin kontrollin e Moskës.
Në një postim të veçantë në Telegram, Turchak e fotografoi veten duke vendosur lule në një memorial të luftës së qytetit dhe tha se përgatitjet ishin duke u zhvilluar në qytet për festimet e Ditës së Fitores së Rusisë pas tre ditësh, transmeton BBC.
“Për herë të parë pas shumë vitesh, banorët e Khersonit do ta festojnë sërish këtë festë të madhe me ne. Njerëzit e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë”, tha ai.
Festa është një datë e rëndësishme në kalendarin rus që shënon fitoren e vendit në Luftën e Dytë Botërore ndaj Gjermanisë naziste.