zoom

Politikë

Deputeti i PS-së del pro arrestimit të Dakos: Ligji është i barabartë për të gjithë

Edhe pse Dako shihej si në nga politikanët më të rëndësishëm në PS, arrestimi i tij sipas deputetit socialist Lavdrim Krrashi, tregon se drejtësia e re më në fund po çon sinjale pozitive.

I ftuar në një intervistë televizive Krrashi ka theksuar se Ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht nga pozicioni që ke në politikë apo fuqisë ekonomike.

“Është shumë e rëndësishme që forca e ligjit të mos shmangë askënd, kushdo që të jetë. Ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht nga pozicioni që ke, partia politike apo grupi të cilit i përket dhe pavarësisht nga forca ekonomike. Unë dua të bëj dy paranteza që janë shumë të rëndësishme.
Në radhë të parë prezumimi i pafajësisë për çdokënd derisa të deklarohet fajtor nga gjykata është shumë i rëndësishëm dhe e dyta ajo që është më e rëndësishme për rastin në fjalë, sepse zotëria ka qenë kryebashkiak i Durrësit, i një bashkie shumë të rëndësishme të Shqipërisë, ndoshta e dyta për nga rëndësia pas Tiranës, por e para sa i takon forcës ekonomike dhe pozicionit gjeografik. Në këtë kuptim unë mendoj që drejtësia e re më në fund po çon sinjale pozitive,” – u shpreh Krashi.