Aplikacion
Bushati ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të përfshihet në Primaret e PD dhe rrjedhimisht emri i tij nuk do të jetë as në listën e kandidatëve për deputet.
“Së shpejti, Partia Demokratike do të hyjë në një proces të rëndësishëm, atë të primareve. Personalisht, kam zgjedhur të mos marr pjesë në primare dhe si rrjedhojë heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet”, thotë Bushati.
Bushati shprehet se vendimi për të mos garuar “nuk është thjeshtë një vendim personal”, por është “një akt përgjegjësie politike dhe morale”.
Gjithsesi, ai nënvizon se ky vendim nuk do të shënojë tërheqjen e tij përfundimtare nga politika aktive. Bushati shprehet se do të vijojë të qëndrojë pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve në rrugëtimin dhe sfidat e tyre të përbashkëta.
“Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi luftuar, dhe plotësisht i angazhuar për ringritjen dhe fitoren që synojmë te gjithë për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha. Jam i bindur, më shumë se kurrë, se MODERNIZIMI dhe PËRBASHKIMI janë çelësi i fitores. Ja kemi borxh fëmijëve tanë, ja kemi borxh historisë! Së bashku drejt fitores”, shkruan më tej Bushati.