zoom

Lajme

Deputeti i PD i përgjigjet Grida Dumës: S’kam hyrë kurrë në fushatë për të mbledhur lekë për vete

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u përplas në distancë me Grida Dumën, që dikur ka qenë anëtare e PD-së.

Shkak për reagimin e Spahos u bë një deklaratë që sipas deputetit, Grida Duma k thënë në emision.

“Më mori si shembull në emisionin e të enjtes në mbrëmje se përse nuk dola i pari në votë personale në zgjedhjet e vitit 2021”, tha Edmond Spaho.

Në përgjigje të kësaj, Spaho u rikthye në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 për të treguar rezultatin e arritur politik.

Ai shtoi se gjatë viteve të tij në politikë, ka humbur vetëm dy herë, ndryshe nga ç’ka ndodhur me Grida Dumën, sipas tij, të cilën e akuzon edhe se ka hyrë në fushatë për lekë për vete.

Reagimi i plotë i Edmond Spahos:

Pergjigje e detyruar Grida Dumes e cila me mori si shembull ne emisionin e te Enjtes ne mbremje se perse nuk dola i pari ne vote personale ne zgjedhjet e vitit 2021:

Ne zgjedhjet e vitit 2021 une zhvillova fushate per PD pa kerkuar vote personale.

Rezultati ishte nje mandat me shume PD ne Korce se ne vitin 2017. Qarku i Korces ishte nje nga 3 qarqet qe realizoi objektivin.

Une isha i vetmi konkurent ne Korce qe ne zonen qe me ishte caktuar kisha konkurent nga forca ime politike, i cili mori 3000 vota. Te tjeret nuk i paten keto “favore”.

Une nuk hyra ne zonat e te tjereve per ti kerkuar struktures se PD te votoje per mua sic beri ndonje.

Une kisha 18.500 votues ne zonen qe mbuloja. Te tjere kane pasur 28.000 votues.

Nuk po flas per marifete te tjera.

Tung Grida!

15.000 vota prapa si ti ne Durres ne 2015 apo votat qe more ne Kavaje ne 2021 nuk kane per te ndodhur me mua. Humbe ne Kavaje por u gradove N/Kryetare e PD.

A ke fituar ndonjehere Grida sa kohe ishe ne politike? Une kam humbur vetem nje here ne 2017 nga 6 perballje elektorale qe kam pasur per deputet ne Kuvendin e Shqiperise.

Sa jam ne politike kam mbikqyr 5 pale zgjedhje vendore dhe 1 pale zgjedhje te pergjithshme dhe kam humbur 2 here, kur punova per ty ne 2015 dhe ne 2023 kur Rithemelimi hyri pa emer, pa vule, pa fonde dhe pa komisionere.

Dhe me e rendesishmja, Grida, une kurre nuk kam hyre ne fushata zgjedhore per te mbledhur leke per vehte. Besoj me kupton ku e kam llafin.

Tung edhe nje here!