Aplikacion
Sipas skenës së filmuar dhe shkëmbimit të dialogut të tensionuar, rezulton se deputeti i Bashës i bëri kuorumin PS-së në Komisionin e Integrimit dhe kjo ka sjellë përplasjen.
Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme.
Në pamjet e siguruara Çollaku dhe Sula shfaqen teksa shkëmbejnë ofendime me Çollakun që i drejtohet me cilësimet “lëngaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun si “mashtrues”. Sakaq, është dashur edhe ndërhyrja e një prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës. /ZOOM.AL/