zoom

Politikë

Deputeti Agron Çela mohon lidhjen me CEZ-DIA: Me Ilir Metën kam marrëdhënie të mira!

Deputeti i PS-së, Agron Çela, sapo ka dalë nga institucioni i akuzës, teksa ka shkuar mëngjesin sotëm në Prokurorinë e Posaçme.

Ai mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK dhe pas dy orësh brenda Prokurorisë së Posaçme, është larguar. Agron Çela mohoi pretendimet se u thirr në SPAK për dosjen CEZ-DIA.

Deputeti i PS-së deklaroi për gazetarët se ishte në Prokurorinë e Posaçme për punët e tij, por pa dhënë detaje rreth çështjes.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, është shprehur Çela.

Raportohet se deputeti socialist është paraqitur edhe ditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por nuk u mor në pyetje. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura