Aplikacion
Ky kompensim është vetëm një nga shumë përfitimet që ata gëzojnë. Me një pagë mujore prej 3100 eurosh, dieta deri në 2000 euro dhe një pension të ardhshëm prej 1000 eurosh – dyfishin e pensionit më të lartë në vend – deputetët nuk janë aspak të privuar nga mundësitë financiare. Megjithatë, ata vazhdojnë të mbajnë privilegje absurde, edhe kur këto janë krejtësisht të pajustifikueshme.
Në çdo vend ku llogaridhënia funksionon, ky kompensim ose do të shkurtohej në bazë të realitetit të tregut, ose paratë e papërdorura do t’i ktheheshin buxhetit të shtetit. Por në Shqipëri, kjo nuk ndodh. Paratë paguhen, pa pyetur askush se ku përfundojnë. Deputetët nuk japin llogari për këtë abuzim të vogël, ashtu siç nuk japin për shumë më të mëdha.
Nëse një qytetar i zakonshëm do të merrte nga shteti një kompensim të tillë për një shpenzim që realisht i kushton pesë herë më pak, do të quhej mashtrim dhe do të kishte pasoja ligjore. Pyetja është: Po për deputetët përse nuk ka pasoja? /Zoom.al