zoom

Aktualitet

Deputetë të PD dhe PS në SPAK, Isuf Çela dhe Jurgis Çyrbja paraqiten në Prokurorinë e Posaçme

Deputeti i PD-së, Isuf Çela dhe ai i PS, Jurgis Çyrbja, janë paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se ligjvënësi demokrat Isuf Çela është thirrur në SPAK për dosjen e Toyota Auris.

Zoom.al mëson se Çela po pyetet mbi rrethanat e hetimit të dosjes ku disa muaj më parë u arrestua edhe drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Ai është përmendur në komunikimet e Sky nga persona të tretë. Çela po merrte në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni mbi faktet penale që po hetohen.

Ndërsa deputeti socialist Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke.

Ai u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.

“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, ka deklaruar në vitin 2021, Edi Paloka.