zoom

Slider

Depresioni pranveror dhe ndryshimet që ndodhin tek njerëzit në këtë periudhë

Nëse ndiheni tepër të dëshpëruar këto kohë dhe është një ndjesi që nuk është shkaktuar nga diçka specifike, kini parasysh që është sezoni i depresionit pranveror.

“Nuk është aq i zakonshëm sa depresioni i dimrit, por depresioni që shfaqet në pranverë është i vërtetë”, thotë Paul Desan, psikolog.

Arsyet e depresionit pranveror janë më pak të qarta, por simptomat janë të ngjashme me probleme në fokusim, mungesë energjish, humbja e interesit për të bërë gjërat që dikur ju pëlqenin dhe dëshira për të fjetur sa më shumë.

Një sezon tranzicionesh

Depresioni në fillimin e pranverës mund të jetë pjesërisht për shkak të tranzicioneve të ndryshme, si kalimi nga dimri në verë.

“Kjo është shkatërruese për rutinën e çdo personi”, thotë Naomi Torres-Mackie, psikologe klinike.

Situata rëndohet akoma më shumë kur njerëzit fillojnë dhe mendojnë për të gjitha planet që nuk i kanë realizuar dot.

“Është më shumë si një dështim pranveror. Pasi del nga ‘letargjia’ e dimrit, fillon dhe mendon për pritshmëritë që nuk i ke përmbushur dhe trishtohesh”, thotë Torres-Mackie duke shtuar se ndjenjat e dështimit ndikojnë direkt në humorin e njerëzve.

Samar McCutcheon, psikiatër thotë se mund të ndikojë edhe stresi i akumuluar në muajt e tjerë. Duke qenë se muajt e dimrit janë më të ngarkuar me punë, i gjithë stresi i akumuluar ato muaj shndërrohet në depresion ndërsa del pranvera.

Efekti i mediave sociale

Disa platforma të mediave sociale, si Instagrami, janë të mbushura me imazhe të njerëzve që shoqërohen dhe argëtohen. Por kjo ndikon tek personat që janë më të vetmuar.

“Një person që është vetëm dhe shikon se si argëtohen të tjerët, trishtohet dy herë më shumë se sa në një depresion pranveror”, thotë Desan.

Alergjitë

Studimet kanë lidhur alergjitë sezonale me depresionin e pranverës dhe verës, duke përfshirë një studim që raportonte përkeqësim të gjendjes shpirtërore në një grup prej rreth 1,300 personash në Pensilvani në sezonin e alergjive.

“Poleni çon në inflamacion në trup dhe ky inflamacion mund të ndikojë negativisht edhe në humor”.

Autorët e atij studimi vunë në dukje se alergjitë nxisin përgjigjet imune duke shkaktuar inflamacion jo vetëm në lëkurë dhe hundë, por edhe në sistemin nervor qendror. Kjo mund të ndikojë në neurotransmetuesit, gjumin, kujtesën dhe emocionet.

Ekspertët këshillojnë që mos të lihet pas dore depresioni pranveror vetëm sepse është më i lehtë sesa në dimër.

“Është e rëndësishme të mbani mend se të gjithë janë të ndryshëm dhe shumë njerëz ia atribuojnë ndryshimet e humorit vetes së tyre dhe nuk marrin trajtim”, ” tha McCutcheon.

Mbajtja e një rutine të ekuilibruar, ngrënia, gjumi i mirë, dhe gjetja e njerëzve me të cilët mund të bisedoni gjithashtu mund t’ju ndihmojë të kaloni këtë gjendje.