Aplikacion
Qytetarja, e cila udhëtonte me Wizz Air nga Genoa në Tiranë më 17 Korrik, ka pretenduar se është kërcënuar nga punonjësit e Wizz Air.
Ajo ka deklaruar se kërcënimi erdhi pas një video të publikuar nga ajo vetë ku po tregonte se udhëtarët po mbaheshin “peng” për më shumë se një orë.
Sipas saj, Wizz Air kishte shitur më shumë bileta, sesa kapaciteti i avionit. Ndërsa shtoi se stafi i kompanisë e keqtrajtuar dhe e bullizuan.
“Më 17 korrik kishte nja fluturim nga Genoa në Tiranë me Wizz Air. Unë regjistrova një video pas një vonese që kishim me avionin dhe ia dërgova një portali. Cabin crew më identifikoi nga videoja edhe më keqtrajtuan.
Domethënë nuk mbajtën privatësinë time në momentin që e identifikuan që kisha bërë video. Edhe mund të them që më kanë bullizuar. Mua edhe familjen time që isha me prindërit e mi, isha edhe me një shoqe. Kur hipa, kompania kishte bërë overbooking me dy vende plus kështu që na lanë të presim 1 orë, 1 orë e gjysmë në avion. Gjatë udhëtimit punonjësit vazhduan të vijnë tek unë, të më pyesin t’iu jap pasaportën për të kompiluar një letër.
Unë refuzova ta jap. Edhe më thanë “okej pra kur të zbresim do vijë Policia”. U thashë ok. Pasagjerët na kanë sulmuar neve. Kërkoj drejtësi për këtë situatë që mos ndodhin më situata të tilla me qytetarë të tjerë”, ka thënë qytetarja për emisionin “Stop”.
Perëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve