zoom

Aktualitet

Denoncimi i Këlliçit: Njeriu i Veliajt te inceneratori, u emërua në krye të Agjencisë së Pasurive!

Ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi në një dalje për mediat lëshoi akuza në drejtim të Taulant Ballës.

Ai tha se ky i fundit ka emëruar në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara njeriun e punësuar tek inceneratori i Tiranës dhe i denoncuar në SPAK.

DEKLARATA E BELIND KËLLIÇIT:

“Të nderuar qytetarë,

Jam në këtë komunikim me ju për t’ju bëre me dije se ditën e sotme Taulant Balla ka emëruar në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Ferdinant Tarazhin.

Tarazhi është një ish-Drejtor në Ministrinë e Brendshme, i kallëzuar në SPAK në vitin 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim me procedurat tenderuese për rikonstruksionet e komisariateve.

Hetim të cilit nuk i dihet akoma fati.

Deri këtu në fakt nuk ka asgjë e re për standardin e Rilindjes. Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar i baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka për të vazhduar biznesin fitimprurës të dherave.

Biznes i cili ka gjeneruar dhjetëra miliona euro të cilat dhe sot fshihen kesh siç thotë SPAK, ose metra katrorë ndërtim të shpërndara në të gjithë kullat e Tiranës, të cilat sigurisht kjo strukturë refuzon t’i shohë.

Ky veprim fakton fare qartë se Erion Veliaj nuk ka ndërmend të heq dorë nga biznesi i tij duke i bërë karshillëk strukturës speciale, e cila tashmë të gjitha informacionet se çfarë ndodh në atë vend krimi do i marrë nga pronari faktik, emrin e të cilit SPAK nuk guxon ta përmendë, e jo më ta hetojë.

Erion Veliaj, Pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, pohuar ky fakt dhe nga ish Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj në intervistën e tij, pasi miratoi 12 milionë euro në Buxhet për këtë biznes, sot emëron të besuarin e tij, në mënyrë që të sigurojë transferimin e parave i pashqetësuar”. /ZOOM.AL/