zoom

Aktualitet

Denoncimi i fortë/ Flamur Noka zbulon emrat e drejtorëve socialistë që do të blejnë vota

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka bëri një denoncim të fortë, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore.

I bindur se edhe në këto zgjedhje socialistët do të garojnë në mënyrë të pandershme, Noka, gjatë një interviste televizive, deklaroi se në Elbasan janë disa drejtorë të ngarkuar për të blerë vota për kandidatin e PS, Gledian Llatja, përballë atij demokrat, Luçiano Boçi.

‘A mund ta krahasosh Luçiano Boçin me Gledian Llatjan? Kjo që po ndodh, po ndodh sepse janë në panik. Janë mbledhur mbrëmë në Bashkinë e Elbasanit dhe u është thonë ti drejtor do të marrësh këtë njësi për të blerë vota, Leli Krajas i është dhënë thesi, Ergys Kateshit i është caktuar thesi, Andi Mehja, Gentian Darzi, Astrit Muzhaqi dhe Mehmet Peqinit u është dhënë thesi. Këta persona duhet të mbahen në vëzhgim. Është bërë mbledhje dhe është përpiluar strategjia për të blerë vota”, u shpreh Flamur Noka