zoom

Aktualitet

Denoncimi i Eljon Mulgecit: Pedagogia u dhunua nga një koleg në ambientet e Ekonomikut

Eljon Mulgeci ka denoncuar se pedagogia me iniciale L. B., është sulmuar fizikisht nga një koleg në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.

Sipas tij, gjendja e pedagoges është stabilizuar pas disa orësh mjekim.

Në një postim në InstaStory shkruan se ka marrë disa dëmtime në pjesën e syrit, nofullës dhe shpatullës së majtë.

Postimi i plotë:

Ditën e sotme në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë është sulmuar fizikisht pedagogia L.B. nga një koleg.

Pas disa orësh mjekim gjendja e pedagoges është stabilizuar, me disa dëmtime në pjesën e syrit, nofullës dhe shpatullës së majtë. I uroj shërim sa më të shpejtë zyshës dhe shpresoj që drejtësia të bëj punën e saj.

Gjithashtu i bëj thirrje Dekanit të FE dhe Rektorit të UT, që në bazë të Rregullores te marrin masat përkatëse.