Aplikacion
Denoncimi vjen nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai tha në një konferencë për shtyp se Hutra ka qenë pjesë e një bande që ka ndihmuar Rakip Sulin në blerjen e votave.
Sipas Berishës, denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili ia ka kërkuar të mbetet anonim, pasi mund t’i rrezikohet jeta. Qytetari, sipas Berishës, ka treguar gatishmëri ta denoncojë këtë rast edhe në SPAK, por nuk e ka bërë deri tani nga frika për jetën.
Zoom.al po e publikon të plotë denoncimin e Berishës, ndërsa po investigon për të zbuluar nëse një vrasës serial si Dan Hutra ka qenë apo jo i punësuar në bashkinë e Kamzës pas daljes së tij nga burgu.
DENONCIMI I BERISHËS
Këto ishin specifika të papara përveçse dy-tre në raste të caktuara, në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Unë, në vazhdën e denoncimit të farsës të tmerrshme elektorale të 14 Majit, do ju sjell një rast këtu.
Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin.
Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime.
Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin.
Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz.