Aplikacion
Sipas Berishës, ajo që ai e quan kupola e mafies së plehrave po bën çdo gjë për të penguar hetimin.
“Sot sytë dhe mendjet e shqiptarëve janë të drejtuara në hetimin e vjedhjes së shekullit. Dua të shtoj këtu se afera e djegësave e vlerësuar nga shqiptarët si vjedhja e shekullit është hetimi ose dështimi i shekullit. Pra hetim i suksesshëm ose dështimi i tmerrshëm i këtij hetimi.
Jam këtu sot për të denoncuar para shqiptarëve disa zhvillime me të cilat kupola e mafies së plehrave po bën gjithçka për të ndikuar dhe penguar hetimin.
Së pari, unë ju informoj se prej tre javësh breshëri kërcënimesh me jetën e tij të prindërve dhe familjarëve të tjerë, vërishojnë nga të katër anë drejt Arben Ahmetajt.
Këto dëshmojnë tmerrin dhe datën që Ahmetaj u ka kaluar Ramës dhe Veliajt si bosët e vjedhjes së shekullit”, tha Berisha.