zoom

Sport

Dënohet futbollisti që Meta i dha nënshtetësinë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 muaj burg të konvertuara me 100 orë punë publike futbollistin e Tiranës, Winnful Cobbina për shkak të falsifikimit të lejes së qëndrimit në Shqipëri.

Ky falsifikim u zbulua nga policia kufitare e Rinasit, kur ndaloi futbollistin në vitin 2019. Futbollisti afrikan është pajisur me pasaportë shqiptare brenda 8 orëve pas firmës së presidentit Ilir Meta.

Cobbina e ka marrë nënshtetësinë në emër të interesit kombëtar, duke e përjashtuar nga plotësimi i të gjitha kritereve, përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe. Ganezi është pjesë e kampionëve të Shqipërisë që prej sezonit 2018-19.

Çëshja “Cobbina”, ngriti javët e fundit polemika dhe debate të shumta në shtyp, ku presidenti Meta u vu në shenjestër se kishte shkelur ligjin me dhënien e nënshtetësisë së futbollistit pa bërë verifikimet e duhura.