zoom

Aktualitet

Dënimi i Çekajt, avokati Maks Haxhia: Nuk kishin asnjë provë, s’e lanë të fliste

Avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia ka komentuar vendimin e Apelit të Posaçëm për të dënuar Çekajn me 14 vite burg.

Jashtë dyerve të gjykatës, Maks Haxhia foli ashpër, duke thënë se gjykata dënoi një njeri pa asnjë provë. Sipas avokatit, gjykata është kthyer në notere të prokurorisë, ku nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare Çekajt.

“Është për të ardhur keq që kjo gjykatë është kthyer në një gjykatë notere e prokurorisë. Është për të ardhur keq që perspektiva e mbrojtjes së të drejtave të njeriut shkelet me të dyja këmbët, një gjykatë që s’ma lejon edukata, por që meritojnë çdo lloj etiketimi. Dënoi një njeri pa asnjë provë, madje nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare. Nuk e la të fliste. Prandaj dhe Arbër Çekaj solli me shkrim të gjithë mbrojtjen e tij”, tha Maks Haxhia.