Aplikacion
Në rrjet u aludua se efektivi ishte hedhur nga lartësia duke tentuar vetëvrasjen, për shkak të presionit që ndjente, prej ushtrimit të detyrës. Ende pa u dhënë një ekspertizë zyrtare lidhur me rastin dhe atë çfarë vërtet ka ndodhur; portale mediatike apo figura publike dolën në përfundime paraprake. Jo vetëm kaq por, Arlind Qori i Partisë Lëvizja Bashkë njoftoi madje protestë të hënën para Ministrisë së Brendshme në orën 17:00, pikërisht për këtë ngjarje.
Lidhur me këtë, në reagimin e tij, ministri Hoxha e konsideron këtë çështje si një furtunë në ujë dhe dezinformim.
Reagimi i Ervin Hoxhës:
Është bërë tanimë një zakon shumë i ulët, që të deformohen dhe manipulohen ngjarje të caktuara dhe të goditet Policia e Shtetit, për qëllime tërësisht politike apo biznes mediatik.
Rasti i ngjarjes së Pogradecit, ku u fry një dallgë e madhe dizinformimi me një bandë inekzistente gjobëvënësish, apo rasti i vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, ku u sajuan thika e autorë të tjerë të paqenë, ishin dy raste emblematike të rritjes së nivelit të paturpësisë politike dhe mediatike.
Tani ka dalë një tjetër rast, me të cilin po riluhet loja e “të vegjëlve”, që bëjnë thirrje për protestë (kështu i është vënë emri ca partizave, që të reja mund të kenë shumë gjëra, po nuk kanë as mendësinë dhe as metodat).
Protesta sa të duan, kur të duan, po nuk rezulton që të ketë ndonjë punonjës policie, që ka tentuar të vrasë veten nga ndonjë presion për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.
Rasti në fjalë është i qartë e i dokumentuar dhe e gjitha është një furtunë në gotë.
Por, meqë jo çdo e keqe vjen për keq, njerëzit mbase e kuptojnë edhe më mirë me këtë rast, që këto lëvizjet me emra të mëdhenj të këtyre “të vegjëlve” janë tamam si ajo loja “fluturon, fluturon” dhe kush ta hajë, ta hajë…
Këtyre organizatorëve, që kanë nxjerrë këto tabelat në rrjete sociale, u sugjeroj ta zëvendësojnë sloganin dhe ta bëjnë “Gënjeshtra, shpresa jonë për deputetë” dhe “Marshojmë, Gënjejmë”. Plus, duke saktësuar respektivisht subjektet e tyre politike “Gënjejmë Bashkë” dhe “Gënjeshtra Bëhet”✌️
“Kryevepra” e qeverisë/ Këmbësorët nuk kalojnë dot, ura e Unazës së Madhe e mbytur në ujë