zoom

Politikë

Demokratët nuk ju duan, a do jepni dorëheqjen? Përgjigjet Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mohuar edhe njëherë se do të japë dorëheqjen.

Në një konferencë për mediat, Basha u pyet nga gazetarët se sipas një sondazhi 80% e demokratëve nuk e duan, dhe a do të jepte dorëheqjen për të mos e përçarë partinë.

Basha tha se sipas sondazheve të tij 95% të demokratëve duan që të vazhdojë betejën.

“Sipas sondazheve të mia 95% e demokratëve kërkojnë që unë të udhëheq betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhendën e prezantuar nga unë për të pastruar llumin në politikë,” tha Basha.