zoom

Slider

Dembele kthehet në PSG pas sherrit me Luis Enrique

Ousmane Dembele është rikthyer te Paris Saint-Germain pasi u la jashtë skuadrës që humbi 2-0 ndaj Arsenalit në mesjavën e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique u kritikua pas humbjes për mospërzgjedhjen e Demble, një prej lojtarëve më kreativë të skuadrës pas largimit të Kylian Mbapp te Real Madrid.

Demble u zgjodh në një grup prej 21 lojtarësh nga Enrique dhe udhëtoi për në Nice të dielën mbrëma. PSG mund të kthehet në krye të renditjes së ligës franceze me një fitore.

Enrique kishte fajësuar Demble për mungesën e perceptuar të angazhimit nga sulmuesi francez, por nuk dha më shumë detaje. Ai mohoi se kishte një debat personal me të pasi L’Equipe raportoi se dyshja u përplasën verbalisht pas fitores 3-1 të PSG kundër Rennes në ligën franceze fundjavën e kaluar. Demble pati një asistim në ndeshje.

Megjithatë, raportet e fundit tregojnë se Dembélé ka pranuar gabimet e tij, ka kërkuar falje dhe konflikti tani është zgjidhur.

Luis Enrique komentoi situatën gjatë një konference për shtyp para ndeshjes kundër Nice: “Siç e kam thënë edhe më parë, kur një lojtar nuk i përmbush përgjegjësitë e tij, ai nuk është gati. Kjo vlen për të gjithë futbollistët. Unë mund të jem i ashpër kur duhet, dhe i butë kur është e nevojshme. Të gjithë kanë përgjegjësitë e tyre dhe nëse dikush bën një serioz gabim, unë marr vendimet e duhura, edhe nëse janë të vështira, askush nuk do ta marrë këtë vendim për mua, por kështu është”, tha Enrique.

Pas një bisede konstruktive, lojtari dhe trajneri kanë arritur një mirëkuptim dhe Dembélé do të rikthehet në fushë për PSG-në në ndeshjen kundër Nice-s, që zhvillohet sot, më 6 tetor.