zoom

Bota

Del video e re, Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin kërcen ngjitur me modelen finlandeze

Vijon publikimi i videove private të kryeministres së Finlandës. Së fundmi janë shpërndarë pamje të lideres duke kërcyer me një modele finlandeze.

Tashmë një gjë është e sigurt; kryeministrja finlandeze i do shumë festat dhe klubet e natës. Ndërsa, opinioni është ndarë në dysh. Ata që e gjykojnë dhe ata që e përkrahin. Vetë Marin ka thënë se jeta e saj private duhet të ndahet nga puna që e bën.

Brenda javës janë publikuar edhe disa video të tjera të Marinit në festa private dhe në klub të natës.

E fundit ishte një video ku ajo kërcente intimisht me një këngëtar finlandez. Para kësaj, ishte publikuar videoja ku ajo vallëzonte me miq të saj. Kryeministrja u bë aq e madhe dhe u spekulua se aty ishin përdorur substanca narkotike, saqë kryeministrja u detyrua të bëjë testin për drogë. Doli që ajo nuk ka konsumuar substanca narkotike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)