zoom

Aktualitet

Del video e dytë e momenteve të fundit të Almës me fëmijët mbi urën e Bunës

Pas videos së parë ku Alma Arrazi, bashkë me fëmijët e saj ndahen nga kunata, një tjetër video kur ata janë mbi urën e Bunës, në çastet e fundit të jetës është publikuar.

Fillimisht kunata largohet në drejtim të kundërt me fëmijën e saj, ndërsa 39-vjeçarja me tre fëmijët merr rrugën drejt urës së lumit të Bunës. Për gati 10 minuta ajo ka besohet të ketë ecur me këmbë së bashku me fëmijët drejt urës, ku dallohet në videon e dytë të mbërrijë rreth orës 20:21.

Tashmë është errësirë dhe mbi urë shihet trafik i shpeshtë i makinave. Ndonëse video aty ndërpritet, shumë gjëra mbeten të paqarta, edhe pasi më herët është thënë se nuk ka pasur asnjë pamje filmike që mbulon urën e lumit Buna.

Dyshohet se në momentin që Alma Arrazi ndodhej pranë Urës së Bunës me tre fëmijët, ajo ka parë bashkëshortin në makinë me të dashurën e tij. Në këtë moment ajo dyshohet se ka hedhur tre fëmijët nga ura dhe më pas është hedhur vetë.

Postime të lidhura

Postimi i fundit

Kjo është shenja më toksike e Horoskopit