Aplikacion
“Unë edhe sikur të më përzini nga Shqipëria, do të punoj për Shqipërinë. Në përpjekje për bashkimin me lëvizjen nacionalçlirimtare është e njohur marrëveshja e Mukjes dhe përfshirjen e padëshiruar e të imponuar në luftën civile, të udhëhequr ng PK dhe Enver Hoxha që e provokoi, e nisi dhe e përfundoi luftën shkatërrimtare me vendosjen e regjimit komunist dhe ndarjen nga perëndimi demokratik”.
Stërmbesa e Mid’hat Frashërit, Lorena Frashëri rikujtoi mesazhin e tij për gjuhën shqipe.
“Mid’hati u bënte thirrje shqiptarë të shkruanin shqip, gjithnjë shqip. Gjuhë, thoshte ai, është 100 herë më grua se gruaja më e stolisur. Po thërresin për të çelur shkolla, por librat ku i kemi. Po thërresin që të kemi bashkim, po një gjuhë të përbashkët ku e kemi. Duam qytetërim por themelet nuk kemi zënë t’i hedhim”, shkruante ai, tha stërmbesa.
Për një figurë poliedreke si ai, që jeta intelektuale e politike ka qenë më në vëmendje, por përtej saj, jeta e tij personale duket se e shpëtoi nga dëshpërimi.
“Këtu botohen disa letra të shoqes së tij të dashur rumune, Anxhela Romano, me shkurtimin Mimi, e cila ankohen se vitet e fundit ai nuk po i shkruante rregullisht. Ajo jetonte me kujtimet e bukura me Mid’hatin në Rumani, Stamboll e Zvicër, dhe ëndërronte ta takonte në Gjenevë a gjetkë. Dashuria e mbajti gjallë Mid’hatin në jetën e tij të mundimshme si shërbëtor i përvuajtur i kombit”, tha Lorena Frashëri.
Vëllimi i 9-të nis në dokumente nga letra dhe koha e fundit të mbretërisë, përfshin luftën e dytë Botërore dhe mbërrin te vitet e emigracionit politik. /ZOOM.AL/
Goditi me thikë 41-vjeçarin, arrestohet autori me dy emra! Ishte fshehur në banesën e të vëllait