Aplikacion
Mesazhi i Ramës i siguruar nga Zoom.al kërkon qëndrim pa ekuivokë të deputetëve të PS-së, lidhur më pavarësinë e drejtësisë, kryesisht SPAK-un.
Shkak për këtë mesazh shkruan Edi Rama, është bërë një intervistë e deputetit Etjen Xhafaj në një studio televizive.
“Jam pa fjalë! E paimagjinueshme se si një deputet i Partisë Socialiste mund të flasë si në kafene, si tifoz, duke bërë një avokati banale që për më tepër s’ndihmon askënd hiç fare, ndërkohë që s’ka asnjë lidhje me qëndrimin tonë parimor për paraburgimin pa gjyq të kryebashkiakut të kryeqytetit! A është i pafajshëm a i fajshëm Erioni apo kushdo tjetër, këtë s’ia ka ngarkuar askush as PS, as mua e as Etienit natyrisht, që ta thotë në mexhelis,”– thuhet ndër të tjera.
Ata deputetë socialistë thotë Edi Rama që duan te merret me avokati publike, le ta lenë mandatin dhe le te thonë ç’të duan pastaj ne çdo cep te kënetës mediatike.
I kërkon deputetëve të merren çdo moment me detyrat për një fitore triumfale në 11 Maj. Edi Rama u përcjell në mënyrë ultimative këtë kërkesë.
“Nuk dua të dëgjoj më asnjë prononcim që cenon pavarësinë e SPAK-ut, lidhur me rastin a me rastet konkrete, me përmbajtjen e akuzave a me pretendimet e të akuzuarve! STOP! Mbështetja jonë për SPAK-un, mbetet e palëkundur dhe kritikat tona parimore të mundshme, nuk janë as me kohë e pa kohë, as pune e kujt t’i teket nga deputetët ose përfaqësuesit e tjerë të PS! Kështu që fokusohuni tek detyrat tuaja, ku nuk hyn gjëkundi muhabeti i kafenesë për drejtësinë”.
Rama i kërkon Elisa Spiropalit ta përcjellë këtë mesazh edhe tek grupi i deputetë të qarqeve të tjera të vendit.
Mesazhi i plotë:
Jam pa fjale! Me derguan nje interviste te Etienit nga youtube lidhur me Erionin! E paimagjinueshme se si nje deputet i Partise Socialiste mund te flase si ne kafene, si tifoz, duke bere nje avokati banale qe per me teper s’ndihmon askend hic fare, nderkohe qe s’ka asnje lidhje me qendrimin tone parimor per paraburgimin pa gjyq te kryebashkiakut te kryeqytetit! A eshte i pafajshem a i fajshem Erioni apo kushdo tjeter, kete s’ia ka ngarkuar askush as PS, as mua e as Etienit natyrisht, qe ta thote ne mexhelis! Nese Etieni apo kushdo tjeter do te merret me avokati publike, le ta lere mandatin dhe le te thote cte doje pastaj ne cdo cep te kenetes mediatike! Une e quaj kete qe pashe nje mungese serioziteti, nje mendjelehtesi, nje humbje te demshme kohe, kur duhet te merremi te tere cdo minute me detyrat tona per nje fitore triumfale ne 11 maj!
Edhe njehere: Nuk dua te degjoj me asnje prononcim qe cenon pavaresine e Spakut lidhur me rastin a me rastet konkrete, me permbajtjen e akuzave a me pretendimet e te akuzuarve! STOP!
Mbeshtetja jone per Spakun mbetet e palekundur dhe kritikat tona parimore te mundshme, nuk jane as me kohe e pa kohe, as pune e kujt t’i teket nga deputetet ose perfaqesuesit e tjere te PS! Keshtu qe fokusohuni tek detyrat tuaja, ku nuk hyn gjekundi muhabeti i kafenese per drejtesine dhe lutem qe Elisa ta percjelle kete mesazh edhe tek grupi i deputeteve te qarqeve te tjera, meqe sjam ne ate chatgroup!/ Zoom.al