zoom

Lajme

Del lista e PD për Durrësin/ Kush janë 5 kandidatët për deputetë

Zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë, që kryedemokrati Sali Berisha ka bërë pjesë të listave për Qarkun e Durrësit.

Zoom.al ka mësuar se pjesë e listës janë pesë emra: Oerd Bylykbashi, Igli Cara, Gent Strazimiri dhe Artan Luku dhe Manjola Luku.

Artan Luku është kandidat për deputet i aleatit Agron Duka. Ndërsa Igli Cara ishte kandidat për kryebashkiak në Durrës në zgjedhjet vendore të fundit.

Sipas burimeve, lista e Qarkut Durrës ka përplasur Bislim Ahmetajn me kryedemokratin Sali Berisha, pasi Ahmetaj ka shprehur pakënaqësi./ Zoom.al

Postime të lidhura