zoom

Aktualitet

Del gënjeshtra e Gjicit/ A e njihte vërtet prej kohësh vajzën në video?

“Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth”, kështu shkruante Safet Gjici në ditën kur kushdo pa dhe komentoi skandalin e tij seksual në zyrën e Bashkisë së Kukësit.

Pra, Gjici u justifikua se nuk me vajzën në video kishte marrëdhënie intime prej kohësh dhe nuk bëhej fjalë për një kënaqësi të çastit.

Por pjesa e dytë e videos e publikuar sot nxjerr në pah gënjeshtrën e Safet Gjicit.
“Ti je me shtëpi në Durrës apo Mëzez?”, e pyet Gjicin vajzën në video.

“Në Kashar”, i përgjigjet ajo.

Kjo do të thotë se Gjici dhe vajza nuk njiheshin prej kohëah, ashtu siç pretendon ish-kryebashkiaku. Nëse do të ishte vërtet kështu, vendbanimi do të ishte një informacion për të cilin Gjici nuk do të kishte nevojë të pyeste edhe në ditën e skandalit seksual.

Për të parë videon, klikoni në linkhttps://youtu.be/M30zU798RoI (biseda për vendbanimin në minutën e 6).