zoom

Aktualitet

DEL FOTOJA/ Erion Veliaj me kostum të zi në kafazin e sigurisë

Publikohet për herë të parë fotoja e Erion Veliajt në sallën e gjyqit.

Veliaj doli para trupës gjykuese të mërkurën e javës së kaluar për t’u njohur me masën e sigurisë.

Në foton që Zoom.al ka siguruar duket Veliaj brenda kafazit të sigurisë, i veshur me kostum.

Pas seancës maratonë, ai u la në burg pa afat dhe u dërgua në paraburgimin e Durrësit, ku po qëndron në qeli prej një jave.

Gjatë seancës, Veliaj u përplas me prokurorin e çështjes, Ols Dado, duke e akuzuar për konflikt interesi.

Akuzat Veliaj i ka vijuar edhe gjatë këtyre ditëve nga burgu, në rrjetet sociale.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me urdhër të SPAK, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Postime të lidhura