zoom

Aktualitet

PËR HERË TË PARË‼️ Dalin pamjet e Ilir Metës brenda burgut 313 (VIDEO)

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në qeli prej tre muajsh.

Ai po qëndron te “313”-ta në Tiranë, që nga momenti që u vu në pranga me urdhër të SPAK për korrupsion dhe fshehje pasurie, më 21 tetor.

Meta ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirinë. Por teksa pritet vendimi i gjykatës, Meta është parë në ambientet e “313”-ës duke bërë ecje dhe duke u ajrosur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)


“Duke mos pasur as dyshim të arsyeshëm dhe as prova në lidhje me këto 3 episode i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë duke argumentuar për revokimin e masës së caktuar ndaj tij “arrest me burg” nga GJKKO, që është miratuar më pas edhe nga Apeli. Ai është presidenti i PL-së. Arrestimi i tij është bërë pikërisht për këtë shkak. Meta ka dhënë shpjegime të hollësishme, ka zgjedhur përballjen nëpërmjet shpjegimet, jo shmangien nga hetimi. E kemi ngritur këtë argument, kjo çështje pse është bërë në prag të fushatës në mungesë të provave. Meta nuk helmon provat dhe as dëshmitarët nuk intimidon, as kallëzuesit. Kallëzuesit janë pa 1 ditë shkollë, nuk është marrë në këtë histori. S’ka asnjë kriter për të qëndruar në masën e arrestit me burg kur është lideri i dytë i opozitës dhe në prag të fushatës zgjedhore”, ka thënë më herët Meta nga qelia.

Postime të lidhura