zoom

Aktualitet

Del foto/ Ky është 33-vjeçari Valter Fjerza që u ekzekutua pranë banesës pas sherrit në lokal

Personi që shikoni në foto është 33-vjeçari Valter Fjerza që u ekzekutua pranë banesës së tij.

I riu raportohet se u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij që kanë njoftuar policinë.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokalin e fshatit, ku viktima ishte së bashku me të vëllain e tij.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër”, njoftoi policia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër rreth kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.