zoom

Aktualitet

Del foto/ Ky është 30-vjeçari që u vra në Fier-Vlorë

Ky është 30-vjeçari Kristian Marku alias Bardhi, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e djeshme, në autostradën Fier-Vlorë.

Autorët ende të paidentifikuar, dyshohet se i kanë zënë pritë, në momentin që 30-vjeçari ka kaluar nënkalimin e Novoselës.

Pasi u qëllua me 13 plumba, makina që udhëtonte 30-vjecari është përplasur disa herë me trafikndarësen.

Jo më shumë se 1 km nga vendgjarja  më pas u gjet makina e djegur e autorëve e cila rezulton të jetë e vjedhur më herët në Vlorë.

E kaluara kriminale e të riut Marku e ka çuar grupin hetimor drejt pistës së vrasjes për hakmarrje.

Postime të lidhura