Aplikacion
Rozana pretendoi se nga Olta Gixhari ka marrë një mesazh para se të futej në shtëpi, ku i uronte fitoren.
“Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e BBVA. E kam me mesazh”, tha Rozana Radi.
Por, Olta Gixhari ka reaguar pas kësaj deklarate, duke hedhur poshtë aludimet se ajo nuk e mbështet motrën e saj.
“Të dashur miq! Unë punoj në një Big Brother tjetër dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë Gertën e mbështes çdo ditë dhe do të jetë kështu deri në fund të jetës sonë. Motrën time e dua më shumë se ju dhe nuk duroj dot të ma “preki” njeri. Ju kërkoj mirëkuptim dhe durim!”, u shpreh Olta Gixhari në rrjetet sociale.