zoom

Aktualitet

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Politikanë e biznesmenë kanë përdorur “Sky”

Gazetari Artan Hoxha analizoi përdorimin e aplikacioneve Sky Ecc dhe Enchrochat nga eksponentë të krimit, por edhe nga figura të tjera të larta në Shqipëri.

Gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”, ai zbuloi se aplikacionet janë përdorur edhe nga politikanë, njerëz të drejtësisë, biznesmenë, por edhe nga njerëz të thjeshtë.

Sipas Artan Hoxhës, qëllimi i përdorimit jo gjithmonë ka qenë kriminal, por edhe për të ruajtur privatësinë për çështje të caktuara.

“Aplikacionet si Sky Ecc dhe EncroChat i kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme SPAK. Mbi 80 përqind të punës e ka të lehtësuar. Jo të gjitha të dhënat janë vënë në dispozicion të SPAK, por janë të mjaftueshme për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur. Kanë qenë dy platforma komunikimi që supozoheshin të ishin super të sigurta. Në vetvete platforma nuk është kriminale, por çfarë diskutohet aty po. Mediat angleze nga viti 2016 filluan të sulmojë kriminalitetin shqiptar. Drejtuesit e lartë u zhvendosën nga Britania drejt Belgjikës.

Nga aq sa e kam njohur Vis Martinaj jo vetëm që përdorte Sky, ai mund të përdorte dhe 10 adresa. Abonimi i Sky bëhej në Tiranë dhe ishte 150 euro në muaj. Me Sky kanë komunikuar politikanë, njerëz të drejtësisë, biznesmenë, njerëz të thjeshtë, varet për çfarë përdorej. Ai që e ka përdorur ka dashur një formë të sigurt komunikimi. Jo çdokush e ka përdorur për arsye kriminale.

Këto të dhëna të siguruara nga autoritete franceze, kanë një yll poshtë dhe thuhet që do përdoret për trafikun e drogës. Të dhënat i kanë shkuar SPAK. Sky ishte një telefon që s’kishte nevojë për numër, instalohej programi dhe bëje abonimin çdo 3, 6 muaj apo edhe 1 vit. EncroChat ishte më i madh në telefon, ngjason si iPhone 15”, tha Artan Hoxha.