zoom

Aktualitet

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Bandat e reja do t’i shikoni tek Marina në Durrës

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë teksa u shpreh se bandat e reja në vend “do t’i shikoni tek Marina në Durrës”.

“Ne do e marrim vesh kush janë grupet e tjera kur të shikojmë Marinën e Durrësit”, deklaroi gazetari në Syri Tv, duke theksuar se “Kur të shikojmë kush po blen atje dhe do ta kuptojmë”.

Ai shtoi se bandat do të jenë të fokusuara edhe në kryeqytet, teksa theksoi se sot Tirana sot është joshja kryesore, “prandaj gjërat janë të lidhura dhe sulmi na erdhi në këtë drejtim.”

Artan Hoxha: Në mediat ndërkombëtare dha një efekt që edhe pse heshtën diplomatët në Shqipëri të huaj, gazetarët e huaj nuk i kontrollonin dot dhe unë kam bashkëpunuar me kush nuk m’ka ardhur në atë kohë, me çdo media për ti thënë çfarë po ndodh në këtë vend. Për të larguar përgjegjësinë, nga kanabizimi, ministri më jetëgjatë e quan dushku, ja lanë përgjegjësinë Saimir Tahirit i cili nuk foli dot. I thashë nuk është Saimir Tahiri, ai nuk mund ta bëjë pa urdhër të kryeministrit, sepse përfituesi kryesorë i një vendi si Shqipëria është ai. Në Shqipëri nuk ndodh asgjë pa urdhrin e tij.

Kemi të bëjmë me një kryeministër që e njihnin si kryetarë bashkie, ai e drejtonte qeverinë si bashki. Qeveria nuk është bashki.

Akuzat ishin po për lidhje me tashmë, se krimi nuk ishin më ata që kultivonin hashash sepse ata kishin shkuar në nivele të tjera, Kolumbi, Dubai. Më pas u krijuar foleja e cila jo vetëm që se sulmoi krimin dhe asete por edhe ja legalizoi. Dhe vijmë ku jemi sot.

Mua me ngjan se ky operacion është i tillë, më the a po i zëvendësoj. Detyra e SPAK është të godasë grupet historike në vend, por nga ana tjetër po krijon një mostër të re. Që janë më të fuqishme se të vjetrat që se dimë as shpinë ku e kanë. Ne do e marrim vesh kush janë grupet e tjera kur të shikojmë Marinën e Durrësit. Kur të shikojmë kush po blen atje dhe do ta kuptojmë. Do të ketë dhe në Tiranë, se Tirana sot është joshja kryesore, prandaj gjërat janë të lidhura dhe sulmi na erdhi në këtë drejtim.

Postime të lidhura