zoom

Bota

Deklarata e bujshme e OBSH: Pandemia e COVID-19 e uli jetëgjatësinë e njerëzve me 1,5 vite!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi se pandemia e koronavirusit uli jetëgjatësinë globale me 1.8 vjet, në një total prej 71.4 vjetësh.

“Pandemia e koronavirusit ka përmbysur trendin e rritjes së qëndrueshme të jetëgjatësisë në lindje dhe jetëgjatësisë së shëndetshme në lindje”, thuhet në një raport të publikuar nga OBSH.

Një person mesatar pritet të jetojë 61.9 vjet të shëndetshëm, 1.5 vjet më pak nga nivelet e vitit 2012, theksohet në këtë raport.

Pandemia e fillimit të vitit 2020 të COVID-19 shkaktoi në total 13 mln viktima në të gjithë botën, teksa rreth 10 mijë viktima ishin në Shqipëri. /ZOOM.AL/