Aplikacion
Sipas mediave të huaja, nga të shtënat janë të paktën 10 persona të vdekur, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.
Autori, pasi hapi zjarr në një kampus shkollash në qytetin Örebro, qëlloi edhe veten.
Policia tha se po përpiqet të përcaktojë një motiv të mundshëm të sulmit.
Studentët po transferohen, ndërsa bëhet thirrje që të qëndrohet larg vendit të ngjarjes sepse mund të ketë ende rrezik.
Një dëshmitar okular tregoi çfarë dëgjoi dhe pa në ato momente.
“Dëgjuam tre zhurma dhe britma të forta. Tani jemi ulur këtu duke pritur që të evakuohemi nga shkolla. Informacioni që kemi marrë është se duhet të ulemi dhe të presim”, tha Andreas Sundling, 28 vjeç.