zoom

Stil

Dedikim për Kiarën! Zbulohet kënga e re e Luiz Ejllit

Luiz Ejlli këtë periudhë është mjaft i angazhuar me koncerte, por pa lënë anash edhe këngët e reja.

Së fundmi ai ishte i ftuar në një emision, ku gjatë bisedës i është vendosur në studio edhe një pjesë nga kënga e re që po punon.

“Dhe prapë je ti, Kiara shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala”, dëgjohet në sfond teksa këngëtari mbeti i habitur.

“Nuk ka dalë akoma kjo këngë, është kënga e re. Me datë 19 do të kemi xhirimet e klipit dhe sa bën montazhi e këto”, u shpreh Luizi.