zoom

Aktualitet

Dëborë në pranverë! Bllokohen makinat në Qafën e Llogarasë

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Llogara si pasojë e dëborës.

Pjesa më problematike për qarkullimin është qafa e Llogarasë. Reshjet e dëborës kanë nisur mbrëmjen e kaluar.

Drejtuesit e automjeteve kanë qënë të papërgatitur, pasi në këtë kohë nuk ka patur probleme me dëborën vitet e kaluara. Policia ndodhet në terren për normalizimin e situatës.