zoom

Aktualitet

Dëbora e parë për këtë vit! Zbardhen Korça dhe Pogradeci

Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur një pjesë të vendit tonë. Disa qytete në juglindje janë mbuluar nga bora.

Reshjet janë regjistruar në Mokër të Pogradecit, në Malin e Gramozit në Kolonjë, në Shtyllë, Dardhë dhe në malet e Voskopojës në Korçë.

Temperaturat në këtë qytet kanë zbritur deri më 3 gradë.

Rruga është e mbuluar tërësisht nga bora, dhe duket se dimri ka hyrë zyrtarisht.