zoom

Aktualitet

Dëbora arrin trashësinë deri në 1 m, si paraqitet situata në Qarkun Elbasan, rrugët e bllokuara

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokim të rrugëve që lidhin Njesinë Administrative Labinot Mal, ku trashësia e deborës arrin deri 1 metër.

Gjithashtu problematika shfaqen edhe në aksin për në Njesine Administrative Funar, ku rruga është e kalueshme vetëm me mjet4x4 me zinxhirë.

Ndërsa në Njësinë Administrative Gracen rruga është e hapur.

Në Librazhd janë të bllokuara një pjesë e mirë e rrugëve rurale që lidhin fshatrat me Njësinë Administrative.

Aksi rrugor nacional Librazhd-Stebleve deri në Borovë është i kalueshëm me zinxhirë.

Në Prrenjas kemi të njëjtën situatë, ndërsa në Gramsh ka dëborë. Probleme ka me furnizimin me energji elektrike ne Njësinë Administrative Labinot Mal, Funar, bashkia Elbasan, në Njësinë Administrative Orenje, Lunik dhe Stebleve, bashkia Librazhd dhe në Njësinë Administrativ, në Lenie Kushovë Kudovjat.

Postime të lidhura