Aplikacion
“Molla e sherrit” mbetet koha kur duhet të fillojë hetimi për koncesionet. Mazhoranca pretendon shtrirjen edhe përej vitit 2009.
Pasi është rënë dakordësia për rendin e ditës, kryetarja e këtij komisioni i ka dhënë fjalën nënkryetarit, Plarent Ndreca. Ai deklaroi në mbledhjen e sotme të këtij komisioni hetimor duhet ta shtrijë periudhën për kontratën e shërbimit të sterilizimit prej vitit 2009.
“Ne vlerësojmë që kontrata e sterilizimit duhet hetuar në gjithë kontekstin paraprak të kësaj kontrate. Komisioni duhet të ketë informacion të plotë deri në momentin që është lidhur kontrata. Kontrata është lidhur në tetor 2009. Kështu që ne mendojmë se duhet vlerësuar e gjithë panorama. Të kemi informacion para lidhjes së kontratës, në momentin e lidhjes dhe pas lidhjes së kontratës”, deklaroi Ndreca
“Ka pasur një kontratë për sterilizimin dhe komisioni duhet të ketë informacion të plotë dhe pse ka mbërritur në këtë vendimmarrje. Duhet të vlerësohet gjerë vendimmarrja e qeverisë shqiptare për kontratat. Duhet të kemi informacion të plotë për atë se çka ka ndodhur për lidhjen e kontratës. Të jetë një hetim i plotë”, tha ai.
Javën e ardhshme parashikohen disa vizita në disa institucione për të parë zbatimin e kontratave koncesionare. Por deputeti Edmond Spaho u shpreh kundër një propozimi të tillë, duke e quajtur strategji për të vështirësuar punën e komisionit. Të njëjtin qendrim mbajti edhe Petrit Vasili, duke shtuar se me këtë llogjikë duhet të nisej nga viti 1992.
“Në rastin e CEZ kërkuam komision për rishtetëzimin e CEZ. U ngrit komisioni dhe hetoi. Të bashkojmë dy gjëra që nuk lidhet më duket si strategji për të shtyrë në kalantat greke punë e komisionit. Sa kohë ka një vendim të kuvendit që janë këto dy kontrata, nuk kemi pse të përzihemi me gjëra të tjera. Në cilin rast ka ndodhur të përzihen mollët me qepët?”, tha Spaho. /ZOOM.AL/
Mosbindja civile/ Procedohen deputetët e opozitës: Goditje për shkak të detyrës dhe … (Emrat)