zoom

Bota

Dashnor Sula “kopjon” Saimir Korreshin, shkon me bukë masive në Parlament

Çdo të enjte, kur ka seancë plenare, tashmë është bërë “traditë” që deputeti Saimir Korreshi shfaqet me një simbol në dorë, që i përgjigjet një situate të caktuar: Një herë me grurë, një herë tjetër me shalqi, brisqe rroje e kështu me radhë.

Por këtë të enjte, ndryshe nga herët e tjera, u shfaq në oborrin e Parlamentit deputeti demokrat Dashnor Sula me një bukë masive me vete.

Ai kishte zgjedhur bukën masive për të krahasuar çmimin e saj me rritjen minimale të pensioneve.

“Sot një bukë masive kushton 1200 lekë të vjetra. Rritja është as sa një gjysmë buke. Bukë për 30 ditë i thonë 36 mijë lekë, kur pensioni është rritur 15 mijë lekë.
Luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese, e cila thuajse është totalisht në uzurpimin e qeverisë. Kryetarja do marrë 8 mln, pensionistëve iu shtohet 500 lekë në ditë.

Do doja të protestoja për gjendjen në të cilën ndodhen prindërit dhe gjyshërit tuaj. Polarizimi i shoqërisë i tejskajshëm.
Është e turpshme, duke nisur nga unë, deputet i këtij parlamenti që kam atë rrogë. Fshatarët, punëtorët nuk mbushin barkun me bukë. Sot në parlament do t’i ngremë këto shqetësime”, tha Dashnor Sula.