Shtetasit amerikane duhet të marrin në konsideratë ‘largimin e menjëhershëm’ nga Rusia, thuhet në një komunikatë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Uashingtoni më herët kishte paralajmëruar amerikanët në Rusi që të përgatiteshin për ‘planin e evakuimit’.
“Shtetasit amerikane duhet të marrin në konsideratë largimin e menjëhershëm nga Rusia përmes fluturimeve që janë ende të mundshme”, ka një këshilltar i DASH.
Për shkak të ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, shumë fluturime janë anuluar dhe një numër vendesh kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë.
DASH sugjeron që amerikanët të mos ndjekin rrugën tokësore përmes kufirit me Ukrainë.Njoftimi vjen pak orë pasi SHBA autorizoi personelin jo emergjent që të largohet nga ambasada në Moskë.