Aplikacion
Por duket se lista e Departamentit Amerikan të Shtetit do të zgjerohet!
Departamenti i Shtetit ka deklaruar se sanksionet ndaj ish-zyrtarëve apo dhe zyrtarëve në Shqipëri, do të vijojnë. Vendimet ndaj të korruptuarve mund të njoftohen edhe privatisht për personat nën akuzë, raporton ABC News.
Kjo nënkupton se mund të ketë politikanë, zyrtarë dhe aktorë të tjerë non grata, që publiku nuk ka ose nuk do të ketë dijeni për këtë vendim ndaj tyre.
Zëdhënësi për Evropën dhe Euroazinë në departamentin amerikan të shtetit, Ryan Walsh, ka sqaruar se Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet dhe të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global.
“Në varësi të rrethanave të veçanta, disa emërtime bëhen publikisht ndërsa të tjerët privatisht. Mos përshtatshmëria vlen edhe për anëtarët e ngushtë të familjes, dhe ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit t’i caktojë publikisht ose privatisht këta zyrtarë dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë. Emërtimet nuk janë të kufizuara në kohë”, tha ai.