Aplikacion
Ata bënë një postim në Instastory, ku e etiketuan Dasarën si pseudo-gazetare, duke sqaruar se Jozi dhe djali për të cilin flet Dasara janë vetëm miq.
Ata bëjnë thirrje që të mos përhapen lajme të rreme për Jozin, ndërsa kërkojnë ndjesë për këdo që është lënduar nga sjellja e djalit të tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Një ditë më parë, Dasara tha se Jozi ka bashkëjetuar me një djalë në Milano dhe në Zvicër. Madje, ajo shtoi se djali në fjalë e mban Jozin foto profili në Instagram.
Reagimi i familjarëve të Jozit:
“Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të Jozit dhe ne si familjarë të tij, ndjejmë përgjegjësinë të reagojmë. Një pseudo-gazetare e dëshpëruar për vëmendje ka vendosur të përdorë rrjetet e saj sociale për të hedhur baltë jashtë çdo etike gazetareske, çdo morali dhe parimi njerëzor.
Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha lajmet/komentet/ofendimet që vijnë bashkë me një show kaq të madh në të cilin Jozi ka vendosur të jetë.
Nuk kemi vendosur të merremi me asnjë person që na ka sulmuar ditëve të fundit sepse loja që bëhet brenda në shtëpi, nuk mund të bëhet edhe jashtë.
Por kjo ndryshon kur në kurriz të Jozit duhet të përfshihen edhe persona që nuk kanë zgjedhur të jenë publik.
Shpërndarja e fotove të dikujt pa miratimin e tij është shkelja e të drejtave të tij, ashtu siç është edhe shpifja. Gazetarja e di mirë këtë.
Jozi me djalin në foto janë miq, të njohur në rrethana emigrimi, por këto janë informacione që nuk i përkasin medias, përsa kohë Jozi vetë nuk i ka treguar në shtëpi apo t’i bëjë publike në profilin e tij, atë dhe miq e shokë të tjerë që e mbështesin.
Është absurde të shpikësh lajme të tilla vetëm prej fotove të dy djemve bashkë, të cilët janë shokë prej vitesh.
Prandaj bëjmë thirrje të tregoheni më të kujdesshëm me informacionet e pavërteta që përhapni. Ne si familjarë e kuptojmë mirë rëndesën emocionale që ka çdo i afërm i banorëve brenda asaj shtëpie, prandaj kërkojmë ndjesë ndaj çdokujt që është lënduar prej fjalëve të tij.
As princ Leka s’i shmanget dot Big Brother. Tregon se cilin nga VIP-at në lojë mbështet